Zaev: Propozim-buxheti për vitin 2022 do të intensifikojë realizimin e projekteve infrastrukturore

Rritje ekonomike dhe cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve, janë në fokus të kësaj qeverie. Në këtë drejtim është projektuar edhe projekt-buxheti për vitin 2022, shkruan kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ai me këtë rast thekson se të hyrat e përgjithshme janë për 7,4 për qind më të larta se në vitin 2021 dhe janë planifikuar në 238,9 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet janë për 1,4 për qind më të larta se në vitin 2021 dhe janë planifikuar në vlerë prej 272,4 miliardë denarë. Investimet kapitale janë projektuar në nivelin prej 37,8 miliardë denarë dhe janë 27 për qind më të larta se buxheti për vitin 2021. Shpenzimet rrjedhëse janë ulur për 4,3 miliardë denarë në krahasim me vitin 2021.

Shpenzimet joproduktive, thotë Zaev, do të reduktohen dhe parashikohen vetëm për realizimin e projekteve investive në fushat kyçe të infrastrukturës që do të gjenerojnë rritje ekonomike.

“Intensifikojmë realizimin e projekteve infrastrukturore në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, energjetike dhe komunale, si dhe investimet kapitale për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe social, bujqësi, kulturë, sport, mbrojtjen e mjedisit dhe në drejtësi. Vazhdojmë me mbështetjen e sektorit real, përmes programeve KOVID, për të cilat janë ndarë 4,6 miliardë denarë, shkruan Zaev në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button