Mbi 64 mijë të vaksinuar në Kosovë, qytetarët nuk i përgjigjen thirrjes për imunizim kundër Covid-19

Në qendrën e vaksinimin në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, po vazhdon vaksinimi me termine për grup moshën mbi 65 vjeç, me fluks më të vogël. Sot deri në orët e mesditës u vaksinuan gjithsej 100 persona, ndërsa në nivel vendi vetëm 800. Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se vaksinimi po vazhdon me terminë.

“Sa i përket fluksit edhe qetësisë është në nivelin më të mirë, pasi që secili qytetarë është i telefonuar dhe e ka të ndarë terminin e tij. Aktualisht deri në këto çaste kemi gjithsej 100 persona sot në sallën “1 Tetori”, ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 800 deri tani të vaksinuar. Nëse i referohemi totalit të përgjithshëm nga dita e parë deri në këto çaste, atëherë kemi mbi 64 mijë e 500 të vaksinuar në nivel vendi”, tha ai

Bardhi gjithashtu tha se dy ditët e fundit qytetarët ani se kanë konfirmuar pjesëmarrjen, nuk kanë ardhur në këtë sallë për vaksinim.

“Thënë të vërtetën dje edhe sot kemi një rënie të fluksit, pasi që përkundër që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen se do të vijnë në vaksinim, dje edhe sot nuk janë përgjigjur ftesës për arsyet e tyre”, tha ai

Kosova para dy ditëve ka nënshkruar kontratën me Pfizer dhe deri në fund të vitit pritët të arrijnë 1.2 milion doza të kësaj vaksinë.

LEXO EDHE:

Back to top button