Mbikëqyrjen për spitalet modulare nuk e ka kryer asnjë kompani e akredituar?

Mbikëqyrjen e ndërtimit të spitaleve modulare nuk e ka bërë asnjë kompani e akredituar për këtë. Asnjë dokument i publikuar apo kontratë tenderi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nuk tregon se ndonjë kompani ka bërë mbikëqyrje. Në dokument thuhet se pas mbarimit të procedurës, në mënyrë shtesë do të vendoset mbikëqyrja, por diçka të këtillë dokumentacioni shtesë nuk ka. Sipas “Planit për menaxhim ekologjik dhe social” i publikuar që në vitin 2020, kompetent për zbatimin e projektit janë Banka Botërore dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. E tërë kompetenca për kontrollin e spitaleve modulare ka qenë e komunave dhe drejtorëve të spitaleve. I tillë është rasti me spitalin e djegur modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona. Drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi ka qenë i obliguar për mbrojtjen kundër zjarrit, për mirëmbajtjen e rregullt të instalimeve siç është uji, kanalizimi, rryma dhe ngrohja, kompetencë që e ndan me komunën e Tetovës dhe me inspektorin komunal. Kontrollet dhe riparimet eventuale duhet t’i paguajë vetë spitali.

Prokuroria ende nuk ka përcaktuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Edhe pse kryeministri Zoran Zaev njoftoi një ditë më parë se është e mundur të finalizohen raportet e prokurorisë deri në fund të javës, nuk garantojnë për asnjë afat.

Për momentin nuk është e mundur të flitet për afate të posaçme, as të paragjykohet data kur do të përfundojnë veprimet – njoftojnë nga Prokuroria.

Sipas “Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social”, autoritetet vendore janë kompetente në pothuajse të gjitha fazat e ndërtimit dhe kontrollit të spitaleve modulare, ndërsa detyrimet e tjera teknike i ka kontraktori, respektivisht kompania “Brako” e cila i ndërtoi spitalet modulare.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button