Mbledhje urgjente e G7, OBSH: Rrezik i lartë nga varianti Omicron, por viktima nuk ka

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre nivelin e alarmit për shkak të variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Shkak për këtë janë bërë mutacionet e shumta që mund të rrisin transmetueshmërinë dhe për pasojë shtojnë shanset për një valë të re përhapjeje në nivel global.

OBSH-ja thotë se mund të ketë një pik të ri të rasteve me Covid-19, që mund të shkaktojë pasoja të rënda. Megjithatë, deri më tani, nuk janë raportuar jetë të humbura nga varianti Omicron, konfirmon OBSH-ja në një dokument zyrtar.

Ndërkohë, emergjenca globale vijon. Britania e Madhe caktoi një mbledhje urgjente të Ministrave të Shëndetësisë të G7-s, për të diskutuar zhvillimet mbi pandeminë dhe kryesisht variantin Omicron.

Priten vendime të rëndësishme lidhur me luftimin e këtij rreziku të ri për shëndetit publik.

LEXO EDHE:

Back to top button