Mbrojtja e hebrenjve, Pompeo: Shqipëria është mik i madh i SHBA-së

Në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo vlerësoi popullin shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve. Në fjalën e tij, ai e cilësoi Shqipërinë si mik të madh të SHBA-së. Pompeo u shpreh se kemi parë një përhapje të anti-semitizmit dhe kjo është shqetësuese.

“Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Shqipëria ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë dhe falë heroizmit, ishin streha për hebrenjtë duke i mbrojtur edhe me dokumente false për t’i shpëtuar.

Në fund të luftës ka pasur më shumë hebrenj në Shqipëri se përpara. Nder për Shqipërinë dhe për trashëgiminë e saj dhe tolerancën e saj. Duhet ta identifikojmë këtë kërcënim dhe të gjejmë mënyrën për ta luftuar.

Kemi parë një përhapje të anti-semitizmit dhe kjo është shqetësuese dhe në vendet me shumicë myslimane duhet të flasin në emër të tolerancës dhe besimit. Ka vendosmëri për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Le të garantojmë sigurinë e cdo personi që të jetojmë krah për krah në paqe. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar” tha ai. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se Shqipëria u kthye në shtëpinë e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.

LEXO EDHE:

Back to top button