Mbyllen vendvotimet ku kishte rivotim, ja sa ishte dalja

Mbyllen vendvotimet ku kishte rivotim, ja sa ishte dalja

Nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në shtatë vendvotime ku mbahet rivotimi për zgjedhjet parlamentare, deri në orën 18:30 kanë votuar 2.487, përkatësisht 55,10 për qind, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në vendvotimin numër 2101 në Zhelinë kanë votuar 546 zgjedhës, pra 54,98%.

Në vendvotimin numër 1194 në Krushevë kanë votuar 325 votues ose 69,30%.

Në vendvotimin numër 1202 në Krushevë kanë votuar 99 votues ose 33,22%.

Në vendvotimin numër 1272 në Ohër kanë votuar 356 votues ose 50,07%.

Në vendvotimin numër 1470 në Dollnen kanë votuar 365 votues ose 55,47%.

Në vendvotimin numër 1470/1 në Dollnen kanë votuar 324 votues ose 51,27%.

Në vendvotimin numër 1844 në Strugë kanë votuar 472 votues ose 62,68%.

Krahasuar me votimin e datës 8 maj 2024, deri në orën 18:30, në këto qendra votimi është vërejtur një rritje e pjesëmarrjes prej 1.08%.

LEXO EDHE:

Back to top button