Mbyllet “Dakar 2023”, ja fituesit në çdo kategori

Është mbyllur edicioni i 45 i “Rally Dakar”, që u zhvillua në Arabinë Saudite. Në kategorinë e makinave, për të pestën herë triumfoi Nasser Al-Attijah i Katarit, që ishte kampion në fuqi. Ai piloton makinën “Toyota” dhe e mbylli renditjen e përgjithshme me më shumë se një orë avantazh ndaj rivalëve.

Në kategorinë e motorëve, kampion i “Rally Dakar 2023” u shpall argjentinasi Kevin Benavites me “KTM”, për të dytën herë në karrierë. Ai mundi me vetëm 55 sekonda australianin Tobi Prajs. Në këtë kategori rivaliteti ishte i madh deri në fundin e garës.

Në kategorinë e kamionëve, vendin e parë e zuri Janus van Kasteren i Holandës, që arriti të triumfojë me vetëm 6 minuta ndaj rivalëve. Holandezi pilotonte makinën “Iveco”, duke ndalur hegjemoninë e “Kamaz”-it, që triumfonte prej vitit 2017.

LEXO EDHE:

Back to top button