Barcelona shpalos çmimin e Rafinjës në adresë të Arsenalit

Arsenali raportohet se ka ringjallur interesin e tyre për nënshkrimin e Rafinjas pasi tentimi i tyre për të transferuar Mykhaylo Mudryk dështoi, me Çel;sin që ndërhyri shpejt.

“Topçinjtë” mbetën të habitur të shtunën, ndërsa rivalët e Premier Ligës u futën në garë për transferimin e ukrainasit. Arsenali kishte disa oferta për anësorin 22-vjeçar të Shakhtar Donetsk të refuzuara, por ende shpresonin ta transferonin atë. Por, Çellsi nuk humbi kohë për të arritur marrëveshjen e tyre për një tarifë prej 100 milionë euro.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe drejtori sportiv Edu Gaspar thuhet se tashmë e kanë gjetur shënjestrën e radhës, ndërsa e kanë kthyer vëmendjen te anësori i Barcelonës, Rafinja.

Sipas “Sport Italia”, Arsenali në vend të kësaj do të kërkojë ta bëjë brazilianin objektivin e tyre kryesor të transferimit këtë janar. Ata thuhet se kanë bërë kontakte eksploruese me Barcelonën për një marrëveshje të mundshme të shtunën mbrëma, pasi humbën në Rafinja nga gjigantët e La Ligas në verë.

Sipas “Diario Sports”, blaugranasit po kërkojnë 100 milionë euro për ta lënë brazilianin që të rikthehet në Ligën Premier. /Telegrafi/

LEXO EDHE:

Back to top button