Mbyllet një furrë në Prishtinë, dyshohet se u helmuan rreth 20 persona

Mbyllet një furrë në Prishtinë, dyshohet se u helmuan rreth 20 persona

Rreth 20 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga produktet e një furre në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur ditën e premte.

“Prishtinë 16.08.2024 – 17:00. Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre. Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia njofton se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit.

LEXO EDHE:

Back to top button