Mbyllet objekti në Kumanovë, nuk respektoi masat anti-kovid

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka kryer kontroll në një objekt gastronomik në rrugën “Leninova” në Kumanovë, me çrrastë është konstatuar se objekti punon pas orarit të lejuar për punë dhe brenda lokalit janë hasur 8 mysafirë, 5 të punësuar dhe pronari objektit M.S. 34 vjeç.

“Nga ana e Inspektoratit Shtetëror është mbyllur objekti. Pas dokumentimit të rastit, ndaj pronarit të objektit do të ngritët padi në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal “mosveprim në bazë të rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button