Më 12 gusht qielli do të dhurojë një nga fenomenet më të rralla astronomike të dekadës

Më 12 gusht qielli do të dhurojë një nga fenomenet më të rralla astronomike të dekadës, teksa një eklips total diellor do të jetë i dukshëm në disa zona të Evropës dhe Atlantikut të Veriut. Miliona njerëz pritet të ndjekin këtë ngjarje të veçantë, e cila do të ofrojë pamje spektakolare, sidomos në veri të Spanjës, Islandë, Grenlandë dhe përgjatë rrugës së hijes së Hënës. Në pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë vende të Ballkanit, fenomeni do të shfaqet si eklips i pjesshëm, ndërsa në zonat ku kalon hija qendrore e Hënës, Dielli do të mbulohet plotësisht për pak më shumë se dy minuta. Ekspertët këshillojnë që vëzhgimi të bëhet vetëm me syze të posaçme për eklipset, pasi shikimi i drejtpërdrejtë i Diellit mund të shkaktojë dëmtime serioze të shikimit. Ky do të jetë eklipsi i parë total diellor i dukshëm në pjesë të Evropës pas shumë vitesh dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme astronomike të vitit 2026, duke tërhequr interes të madh si nga shkencëtarët ashtu edhe nga entuziastët e astronomisë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button