Me 23 tetor në Mal të Zi ka zgjedhje në 14 komuna

Me 23 tetor në Mal të Zi ka zgjedhje në 14 komuna

Rreth 350 mijë qytetarë, kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera, të cilat do të mbahen më 23 tetor.

Kështu ka njoftuar  Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Më së tepërmi votues ka në kryeqytet, kurse më së paku, në Shavnik,ku janë gjithsej 1.968 votues.
Votuesi mund ta kontrollojë listën zgjedhore personalisht, pranë sporteleve të njësive rajonale, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 14:00, me kartë identiteti ose dokument udhëtimi të vlefshëm.

Në Podgoricë, kjo e drejtë mund të ushtrohet prej ora 08:00 deri në orën 17:00. Mali i Zi ka sistem ndryshe të zgjedhjeve.

Atje zgjedhjet lokale nuk mbahen në të gjitha komunat njëherësh, por varësisht nga situata. Kështu, zgjedhjet mund të mbahen edhe vetëm në një komunë apo në disa sosh, varësisht nga rrethanat.

LEXO EDHE:

Back to top button