Më 5 maj do të nis gjykimi për aferën e pasaportave

Raif Miftari, ndërmjetësi në aferën me pasaportat, edhe më tej është i pakapshëm. Policia e kërkon kurse aktiv është edhe urdhër- arresti ndërkombëtarë për të. MBP nuk tregon nëse ka indikacione, ku mund të fshihet dhe nëse ai e ka lëshuar shtetin kur ka vendosur të arratiset. Shkurt njoftuan se nuk ka ndryshim që kur publikuan se Miftari po kërkohet edhe me urdhër- arrest ndërkombëtar. Në ndërkohë, ka përfunduar hetimi për dhënien e pasaportave maqedonase me identitete të rreme. Për më 5 maj është caktuar gjykimi kurse ngarkohen 11 persona. Gjashtë prej tyre janë në paraburgim, për tre persona ka masë kujdesi, një person është në burgun e Shutkës për mashtrim me dhënien e lejeve të vozitjes kurse Miftari është në arrati. Prokuroria më 14 prill solli aktakuzë, por shtoi se vazhdon me hetimin, nëse në dhënien e pasaportave ka persona tjerë të përfshirë.

Prokuroria vazhdon të hetoj për përfshirje edhe të personave tjerë në dhënien e dokumenteve ilegale. Në këtë mënyrë, një prokuror pranë MPB-së ka lëshuar urdhër që të vërtetohet cilët persona në njësitë organizative të MPB-së për dhënien e pasaportave, sipas pozicionimit të hierarkisë, kanë qenë të obliguar të kryejnë monitorim mbi dhënien e pasaportave, përfshirë edhe pasaportat kontestuese, në tërë periudhën kritike”, thonë nga Prokuroria.

Aksioni u realizua muajin e kaluar. Personat e dyshuar kanë lëshuar mbi 200 pasaporta për shtetas të huaj me të kaluar kriminale. Ministria e brendshme atëherë njoftoi se hetimi për këtë rast ka zgjatur më shumë se një vit kurse përveç policisë tonë, është përfshirë edhe Interpoli dhe Zyra rajonale e sigurisë dhe hetimeve pranë ambasadës amerikane. Një ditë para se policia të nis me arrestimin e nëpunësve në MPB që i kanë përpunuar pasaportat e rreme, VMRO DPMNE e publikoi rastin “Mafia”. Kreu i partisë, Hristian Mickoski prezantoi fotografi të personave nga nëntoka që kanë marrë dokumente maqedonase. Në mesin e tyre është Jovan Vukotiq, shefi i “Shkalarski Klan” i cili kishte marrë identitetin Gjorgji Naumov ndërsa Sedat Peker, shefi i mafisë turke ka marrë pasaportë me emrin Xhadin Ademovski. Sipas policisë, një pasaportë e falsifikuar ka kushtuar 20 mijë euro.

 

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button