Me helikopter dhe me njësite speciale, mitropoliti Joanikije arrin në Cetinje

Mitropoliti Joanikije thuhet të ketë mbërritur në Manastirin e Cetinjes në Mal të Zi, siç u raportua nga mediat, me helikopter. Janë publikuar pamje ku shihen forca të shumta të sigurisë që shoqërojnë helikopterin. Ndryshe, që nga pasditja e djeshme, të gjitha rrugët për në Cetinje janë bllokuar dhe policia, nën pajisje të plota, po përpiqet të parandalojë që protestuesit të mos i afrohen Manastirit. Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

 

LEXO EDHE:

Back to top button