Me operën “Nabuko” mbyllet solemnisht edicioni i 54-të i festivalit “Mbrëmjet Operistike të Majit”
Opera dhe Baleti Nacional në Shkup njofton se më 31 maj, me fillim nga ora 20:00, në skenën e saj do të mbyllet solemnisht edicioni i 54-të i festivalit “Mbrëmjet Operistike të Majit”.
Me interpretimin e operës madhështore “Nabuko” nga Xhuzepe Verdi, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të mbyllet solemnisht edicioni i 54-të i Festivalit “Mbrëmjet Operistike të Majit”.
Vepra do të interpretohet nën dirigjimin e mysafirit nga Argjentina, Jeruham Sharovski, me regji
të Renato Bonajutos (Itali). Skenografia dhe kostumografia janë realizuar nga Flavio Arbeti dhe
Artemio Kabasi (Itali), koreografe është Maja Mitrovska-Bogojevska, koncert-mjeshtër është Kliment
Todoroski, ndërsa mjeshtre e korit Jasmina Gjorgjeska
Në rolin kryesor, të Nabukos, do ta interpretojë Alberto Gazale (Itali), në rolin e Abigailes do të
paraqitet Suzana Brankini (Itali), Nikolina Janevska do të interpretojë rolin e Fenenas, Gjorgji
Cuckovski do të paraqitet si Ismail, ndërsa në rolin e Zaharies do ta interpretojë Hidenori Inoue (Japoni).
Në rolet të tjera do të paraqiten Dime Petrov, Ana Rojdeva dhe Nikola Stojçevski, së bashku me korin,
orkestrën dhe ansamblin e baletit të Operës dhe Baletit Nacional, si dhe nxënës të departamentit të
baletit pranë Shkollës së mesme muzikore “Ilija Nikollovski – Luj”.
Mbyllja e festivalit do të ketë edhe një dimension të veçantë emocional. Shfaqja e operës “Nabuko” do t’i kushtohet primarit të ndjerë të Operës dhe Baletit Nacional, baritonit Riste Vellkov i cili ndërroi jetë tragjikisht.
Me artin, zërin dhe praninë e tij skenike, Riste Vellkov la gjurmë të thella dhe të përhershme në
artin operistik vendas. Pikërisht roli i Nabukos ishte një nga realizimet e tij më domethënëse dhe
më mbresëlënëse skenike në skenën amë. Emri dhe trashëgimia e tij artistike do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në historinë e operës vendore./Alsat.mk.








