“Më pak ndihmë për investimet në Shkup”

Investitorët e huaj, që insistojnë në ndërtimin e një fabrike në zonat industriale të Shkupit do të marrin më pak ndihmë shtetërore, sesa ata që investojnë në zona të tjera brenda shtetit. Ky do të jetë fillimi i një mënyre të re të subvencionimit të kompanive me kapital të huaj, që do të synojnë të fillojnë biznes në vend. Në atë mënyrë, thonë autoritetet se do të inkurajohet zhvillimi i balancuar rajonal.

Kompanitë që do të vendosin të investojnë në zonat e kryeqytetit do të kenë një vlerë më pak se të tjerat, që do të thotë se nuk do të jenë të autorizuar si deri më tani. Kjo do të thotë që dallimi mes çmimit të tregut që duhet ta paguajnë për marrjen e tokës me qira dhe çmimin që shteti ua ofron, do t’u llogaritet në pakon e ndihmës së shtetit- deklaroi Jovan Despotovski- drejtor i ZZHTI.

Sipas të dhënave, pa marrë parasysh në cilën zonë gjendet toka dhe sa është investuar në atë zonë, parcelat vlerësohen sipas asaj sa janë të ardhurat e kompanive në atë zonë industriale. Përsëri, këto janë zona në Shkup dhe janë dhjetë herë më të shtrenjta në krahasim me zonat e tjera industriale. Kështu, sipas autoriteteve, qytetarët e atyre qyteteve nuk i ndiejnë përfitimet e investimeve të huaja. Përvoja e deritanishme ka treguar se investitorët e huaj vendosin të investojnë në zonat industriale të Shkupit për shkak të afërsisë së autostradës që të çon në portin e Selanikut, aeroporti i Shkupit është afër, si dhe qasja nëpër institucionet shtetërore. Deri më tani, 50 milion para shtetërore janë investuar në zonat industriale, ndërsa të ardhurat që i kanë marrë për këto dhjetë vjet arrijnë në diçka më shumë se 40 milion euro. Deri më tani, vetëm një e treta e parcelave në zonat industriale në të gjithë vendin janë përdorur, dy të tretat e tjera janë bosh.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button