Me pak të vaksinuar, por si ia doli Afrika të shënonte pak viktima nga Covid-19

Në Europë rritet numri i viktimave si pasojë e Covid pavarësisht fushatave të vaksinimit, ndërsa atje ku dozat e vaksinës pothuajse nuk mbërrijnë asnjëherë, viktimat mbeten ende në një numër të vogël. Bëhet fjala për Afrikën, vendi për të cilin shkencëtarët po ngrenë shumë pyetje, shkruan Business Standard

Në Zimbabve për shembull, maska është gjithnjë në xhep dhe asnjëherë në fytyrë, dhe 24 orët e fundit janë shënuar 33 raste të reja dhe asnjë viktimë. Në vijueshmëri me një rënie të shifrave për infektimet me Covid-19 në të gjithë kontinentin.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve është vazhdimisht në rënie që nga muaji korrik. Të marrësh të dhëna për infektimet në Afrikë nuk është shumë e lehtë, por Associated Press flet për diçka misterioze. Presidenti i shëndetësisë globale të universitetit të Kolumbias, ka deklaruar se Afrika nuk ka vaksina dhe burime për të luftuar kundër Covid-19, siç i ka Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në një mënyrë apo tjetrën situata atje është shumë më e mirë.

Në këtë pikë shkenca kërkon të dijë më shumë gjëra. Sipas disa studimeve, pavarësisht se vetëm 6% e popullsisë është e vaksinuar, ka elemente të tjera që mund të ndikojnë pozitivisht për sa i përket infektimeve të reja, raporton abcnews.al

Fillimisht është mosha e re: në Afrikë mosha mesatare është 20 vjeç kundrejt 43 në Europën Perëndimore. Ndikojnë dhe niveli i urbanizimit që është më i ulët dhe tendenca për të kaluar pjesën më të madhe të kohës në ambient të hapur.

Studime të tjera nuk përjashtojnë arsyet gjenetike apo ekspozimin ndaj sëmundjeve të tjera. Sipas të dhënave të OBSH-së vdekjet në Afrikë përfaqësojnë vetëm 3% të totalit global, në krahasim me 46% në Amerikë dhe Europë.

Virologu nigerian Tomori i cili është pjesëtar i grupeve të ndryshme këshilluese të OBSH-së, parashikon se Afrika mund të mos ketë nevojë për aq shumë vaksina sa perëndimi. Një mister i vërtetë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se vaksinat nuk janë të nevojshme në Afrikë. Ne duhet të vaksinojmë të gjithë për t’u përgatitur për valën e ardhshme, tha Salim Abdool Karim, një epidemiolog në Universitetin e KëaZulu-Natal të Afrikës së Jugut, i cili më parë këshilloi qeverinë e Afrikës së Jugut për COVID-19.

Duke parë se çfarë po ndodh në Europë, gjasat që më shumë raste të përhapen këtu është shumë e lartë. Në Zimbabve, mjekët janë mirënjohës për shifrat e pakta të COVID-19, por kanë frikë  se do të jetë vetëm e përkohshme.

Njerëzit duhet të jenë shumë vigjilentë, paralajmëroi Dr. Johannes Marisa, president i Shoqatës së Mjekëve. Ai ka frikë se një tjetër valë e koronavirusit do të godasë Zimbabvenë muajin e ardhshëm.

Vetëkënaqësia është ajo që do të na shkatërrojë, sepse mund të na kapë të papërgatitur.

LEXO EDHE:

Back to top button