Me pandeminë BE rigjeti shpirtin e etërve themelues – ALSAT-M


Pandemia ishte një divergjencë e qartë dhe thelbësore për BE-në, që sidoqoftë brenda pak muajsh mori vendime të guximshme dhe inovative, deklaroi presidenti italian, Sergio Mattarella duke folur në video-forumin ”Ambrosetti”.

”Te urgjenca e koronavirusit, Bashkimi Europian tregoi forcën e tij lëvizëse, aftësinë për të rizbuluar frymën e etërve të tij themelues”, theksoi Mattarella.

”Fjalët e thjeshta dhe kuptimplote, që zbutën ndjenjën e vetmisë dhe hutimit të Ursula Von Der Leyenit në kohën e shpërthimit të krizës, u pasuan nga veprime konkrete. Institucionet kanë forcuar kohezionin europian në kuptimin e etërve themelues. Në momentet e pasigurisë së madhe ai shërben për të përcaktuar të ardhmen”, tha presidenti italian.

”Komisioni Europian jo vetëm i ka dhënë një nxitje solidaritetit, por ka kryer edhe një ushtrim të funksionalitetit duke treguar rrugën që duhej ndjekur”, shtoi ai.

“Këshilli i zhvilluar në korrik përfaqëson një pikë kthese të jashtëzakonshme dhe tregon një nivel ambicieje që përputhet me aspiratat. Rezultati është një pikë mbërritjeje dhe një pikënisje: nëse sigurojmë rimëkëmbjen me mjetet, atëherë ne do të kemi hedhur një hap të rëndësishëm në rrugën e forcimit të kohezionit dhe integrimit në trashëgiminë e përbashkët të një sovraniteti demokratik”, tha Mattarella.

“Rreziqet dhe problemet janë gjithnjë e më transnacionale dhe vetëm një bashkëpunim pa rezerva multilateral mund të jetë efektiv. Ne po e shohim këtë në fushën e vaksinave”, tha presidenti i Republikës Italiane.

“Përgjigjja mund të vijë vetëm nga një sërë iniciativash. Çdo nivel, global, kontinental apo shtetëror është i domosdoshëm pasi asnjë nga këto nuk mund të konsiderohet i mjaftueshëm nëse është i vetëm”, ​​theksoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button