Me rastin e 75-vjetorit të themelimit të saj, NATO po përgatit një kapsulë dixhitale kohore

Me rastin e 75-vjetorit të themelimit të saj, NATO po përgatit një kapsulë dixhitale kohore

Me rastin e 75-vjetorit të themelimit të saj, NATO po përgatit një kapsulë dixhitale kohore, e cila do të mbledhë artefakte të vitit 2024 që duhet të kapin momente të së tashmes dhe të dërgojnë mesazhe për të ardhmen.

Përmbajtja e kapsulës do të përbëhet nga mesazhe të shkruara, vepra arti, fotografi dhe video incizime, të cilat do të vulosen në mënyrë dixhitale dhe do të ruhen për brezat e ardhshëm.

Kapsula është planifikuar të zhbllokohet me rastin e 150-vjetorit të formimit të Aleancës në vitin 2099.

Ata që janë të interesuar në ruajtjen e trashëgimisë së aleancës mund t’i bashkohen projektit duke kontribuar në mënyrën se si ata e përfytyrojnë të ardhmen e NATO-s, ku presin që Aleanca të drejtohet deri në vitin 2099, cilat janë shpresat, shqetësimet dhe parashikimet e tyre për të ardhmen e Paktit, si dhe si dhe ndonjë kujtim të Organizatës që ata do të donin të ruanin për 75 vitet e ardhshme.

Afati i fundit për  dorëzimin e një kontributi  në kapsulën e kohës dixhitale është 31 gusht 2024 në orën 23:59 CET.

LEXO EDHE:

Back to top button