Ndodh dhe kjo në Shkup, vjedhje si në filma

Ndodh dhe kjo në Shkup, vjedhje si në filma

Gazetar: Avni Tahiri

Vjedhja si në filma e një kasaforte në lagjen Cërniçe të Shkupit nga katër persona të maskuar u bë virale në rrjetet sociale. Sipas të dhënave dhe videos së shpërndarë, vjedhja ka ndodhur vetëm 200 metra larg Ministrisë së Punëve të Brendshme në ora 3 të mëngjesit të së hënës.

Në video shihet se si katër grabitës të maskuar, pavarësisht alarmit të aktivizuar, nxjerrin bankomatin nga dyqani e vendosin në automjet dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes. Nga ajo që shihet në video, grabitësit për disa minuta arrijnë të thyejnë derën në hyrje së marketit, të marrin bankomatin dhe të largohen nga vendi i ngjarjes. Rrugës bankomati iu bie nga makina, por arrijnë ta marrin sërish atë.

Nga Ministria e Ponëve të Brendshme thonë se shërbimet po ndërmerren të gjitha aktivitetet e nevojshme që ky rast të zbardhet.

“Nga ana e shërbimeve ndërmerren të gjitha aktivitetet të zbardhet ky rast si dhe rastet e tjera dhe e përsëris se komanda e artë, operative dhe imperativë është drejtori i Byrosë për Siguri Publike sipas rregulloreve ligjore ai është violina e parë në kuadër të detyrave operative, komandimeve të tyre dhe zbatimin deri në nivelin më të ulët, shpresoj që do të jepet maksimumi që të zbardhen këto raste deri në zgjedhjet e ardhshme dhe jam i sigurt se pas zgjedhjeve gjithçka që nuk është zbardhur deri tani do të zbardhet në kohë të shkurtër”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër Teknik i Punëve të Brendshme.

Deri më tani nuk dihet se sa para kanë përfituar në duart e grabitësve nga bankomati qe morën nga vendi i ngjarjes ndërsa nuk dihet edhe se sa dëme materiale i janë shkaktuar dyqanit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button