Më rritjen e temperaturave, shtohet frika e përhapjes së zjarreve

Më rritjen e temperaturave, shtohet frika e përhapjes së zjarreve

Gazetare: Evi Shkopi

Tek qytetarët duhet ndërgjegjësim më i madh dhe informim më i zgjeruar për atë se si duhet të veprojnë në rastet kur përballen me shpërthim zjarri, qoftë në natyrë apo hapësirat e banimit, shkruan Alsat.

Marina Arsovska nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sot që në mëngjes ka dal në qendër të Shkupit me kolegët e saj për të shpërndarë tek qytetarët fletushka informuese. Nuk ishin të paktë ata që ndalonin për të marrë udhëzuesin ku ka detaje edhe si duhet të veprojnë fëmijët nëse në shtëpi shpërthen zjarr gjatë kohës që ndodhen vetëm aty.

“Kemi qenë nëpër çerdhe dhe shkolla për të rritur ndërgjegjësimin edhe të prindërve, po edhe të fëmijëve dhe këtë e kemi bërë në disa qytete. Kanë shfaqur shumë interes. Të dinë numrin e telefonit, sit ë reagojnë, të mos bëjnë panik. Të dinë se zjarri duhet të shuhet gjithmonë, të mos hidhen shishe. Vet prezantimi është shumë interesant”, deklaroi Marija Arsovska- Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga Pyjet e Maqedonisë thonë se gjatë vitit të kaluar sasia e druve të djegur arrin në 500 mijë kubik, në 12 mijë hektar të djegura. Drejtoria posedon 19 automjete speciale për shuarjen e zjarreve në terrene malore, por ky numër duhet të jenë 30.

“Për momentin po ndërmerren masat e caktuara, si sanimi i zonave të djegura, pra pastrimi i druve të djegur, mënjanimi i tyre më pas planifikohet ndërmarrja e hapave për pyllëzimin e atyre sipërfaqeve. Vlera e pyjeve të djegura edhe po të themi shumën, rëndësia e tyre ekologjike është e paçmueshme”, njoftojnë nga Pyjet Kombëtare.

Nga Sindikatat e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit thonë se fushata ka sukses në rast se arrijnë të parandalojnë 30% të zjarreve.

“Nëse arrijmë të parandalojmë 30% të zjarreve të vitit të kaluar atëherë situata do të ishte më e qetë”, tha Petar Plotnikov – Sindikata e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Kjo fushatë u organizuar nga Sindikata e Zjarrfikësve të Maqedonisë, në bashkëpunim me Sindikatat e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe Sindikatat Komunale të Zjarrfikësve të komunave të qytetit të Shkupit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button