Më shumë 1.500 tifoz në “Dragao” për ti dhënë përkrahje Maqedonisë
Sipas informacioneve të fundit, tifozët nga Maqedonia përmes rrjetit të shitjes “MkTickets”, kanë blerë më shumë se 1.500 bileta për ndeshjen në “Dragao”, në mes Portugalisë dhe Maqedonisë.
Përkundër destinacionit të largët, rreth 1.500 tifoz nga Maqedonia pritet të bëjnë tifo për futbollistët e Maqedonisë në Porto, në ndeshjen më të rëndësishme në historikun e sportit të Maqedonisë. Sipas rregullores së FIFA-s dhe UEFA-s, për ndeshjen me Portugalinë, Maqedonia ka gjithsej 2.500 bileta.
Nga ana tjetër, tifozët vendas i kanë blerë të gjtha biletët që në ditën e parë të shitjes. Andaj pritet që rreth 50,000 portugez do të mbështesin Kristiano Ronaldon dhe kolegët e tij në rrugën për në Katar.







