Në emisionin “Pasqyra e Shëndetit” në Alsat, mbi temën “Çrregullimet në të folur tek fëmijët” diskutoi specialistja e logopedisë klinike, Nermin Shaqiri, e cila tha se është e rëndësishme që fëmija duhet të trajtohet në gjuhën amtare shkaku se një fëmijë mund të ketë vështirësi në të folurit dhe kjo ndikon në ngadalësimin e rezultatit.
“Ne tërë kohën bëjmë stimulim gjuhësorë, tërë kohës bëjmë korrigjime të vështirësive që paraqiten në të folurit dhe një trapiste duhet ti përket po të njëjtës gjuhë”tha Shaqiri.
Ajo theksoi se për të arritur deri te një rezultat, faktorët janë të rëndësishëm,dhe se për të pasur rezultat ka shumë faktorë si: rregullshmëria e vet fëmisë në seanca, bashkëpunimi I prindit që është shumë I rëndësishëm etj.
“Për të arritur deri te një rezultat, faktorët janë të rëndësishëm, ne themi se për të pasur rezultat ka shumë faktorë si: rregullshmëria e vet fëmisë në seanca, bashkëpunimi I prindit që është shumë I rëndësishëm, bashkëpunimi në kushte të shtëpisë, ushtrimi I disa detyrave që I jep logopedi, për ushtrime në kushte shtëpiake, mungesa e bashkëpunimit të prindit me logopedin mund të shkakton vonesë të rezultateve, jo rregullshmëri”, tha Shaqiri. /Alsat.mk
https://youtu.be/OekNUiaoKVo








