Më shumë gra në kabinetin e reformuar të Johnsonit

Më shumë gra në kabinetin qeveritar të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili njoftoi dje në mbrëmje një riformatim rrënjësor të qeverisë.

- Advertisements -

Nadine Dorries (autore librash, ish-infermiere, ish-pjesëmarrëse në një shfaqje televizive dhe zëvendëssekretare në largim e Shëndetësisë) mori postin e sekretares për Kulturën.

Ndërkohë, Anne-Marie Trevelyan mori postin e sekretares për Tregtinë e Jashtme.

Liz Truss mori postin e rëndësishëm të sekretares për Punët e Jashtme.

Suella Bravermann, me origjinë indiane, mori postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas kthimit në qeveri nga një periudhë pushimi pasi u bë nënë.

Jacob Rees-Mogg, një brexiter i vendosur mbeti drejtues i konservatorëve në Dhomën e Komuneve.

Një tjetër mbështetës i rreshtit të parë të Brexit, Stephen ”Steve” Barclay, pason Michael Gove si sekretar i Zyrës së Kabinetit.

“Kabineti që emërova sot do të punojë shumë për ta bashkuar vendin. Ne duam të bëjmë më të mirën pas pandemisë për zbatimin e prioriteteve tona. Tani, të gjithë në pun!”, deklaroi Johnson.

LEXO EDHE:

Back to top button