Më shumë se një javë qytetarët nuk mundën t’i skanojnë llogarit fiskale përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’

Gazetar: Angell Dimovski

Qytetarët alarmojnë se aplikacioni „TVSH-ja ime“ nuk funksionon më shumë se një javë. Gjatë përpjekjes për skanimin e llogarive fiskale, përdoruesve u shfaqet mesazh se nuk ka lidhje me sistemin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, për shkak të së cilës nuk mund t’i evidentojnë llogaritë.

Sipas tyre, një pjese të llogarive tashmë u ka skaduar afati për skanim, me çka u pamundësohet t’i paraqesin për kthim të TVSH‑së. Për më tepër, një pjesë e përdoruesve thonë se ende nuk u është paguar kthimi i TVSH‑së për periudhën e kaluar.

“Nuk duan të japin më para në DAP, prandaj është fikur aplikacioni, ashtu mendoj unë, ndoshta edhe gaboj”, tha një qytetar.

“Nuk jam i kënaqur, të them të drejtën, nuk jam i kënaqur”, u shpreh një qytetar tjetër.

“A keni problem me aplikacionin? Ka tani po, çfarë ju shkruan? Nuk di t’ju them, nuk mund të skanohen llogarit, a ndodh kjo shpesh? Kohët e fundit më shpesh të them të drejtën”, theksoi qyterari.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se ka pasur probleme teknike, por ato janë tejkaluar dhe aplikacioni është vënë në funksion.

“Aplikacioni funksiononte me ngadalësime të herëpashershme, por tashmë është vënë në funksion. Ekipet tona po punojnë në mënyrë aktive për të përcaktuar shkaqet dhe për të tejkaluar sfidat, me qëllim që sa më shpejt të sigurohet funksionimi i tij pa pengesa“, deklaruan nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

– Aplikacioni është vënë në funksion
– Ekipet tona po punojnë për përcaktimin e shkaqeve

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët kanë vështirësi gjatë skanimit të llogarive dhe kthimit të TVSH‑së. Në muajt e kaluar shpesh aplikacioni nuk ishte në funksion, ndërsa disa herë u tejkalua edhe afati për pagesën e TVSH‑së./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button