Mediat, Kiesa zëvëndësim për Mesin te kampionët e Francës?!

Skuadra e Juventusit, sipas “Fichajes”, është tronditur nga një interes në merkato për një prej yjeve të skuadrës. PSZH-ja e ka vënë Federiko Kiesa-n në shënjestër e tyre për të zëvendësuar Lionel Messin, nëse argjentinasi vendos vërtet të largohet nga kryeqyteti francez për t’u kthyer në Barcelonë.

Çështjet jashtë fushës shqetësojnë tifozët dhe jo vetëm dhe klubi mund të humbasë disa yje. Mes tyre është Kiesa, i cili pëlqehet nga disa klube europiane. Lojtari është rikthyer nga një dëmtim shumë i rëndë dhe po punon për t’u rikthyer në gjendjen më të mirë të mundshme. Federiko Kiesa, megjithatë, nuk është lojtari i vetëm i zgjedhur nga Paris Sen Zhermeni për të zëvendësuar largimin e mundshëm të Lionel Mesit. Në listën e drejtorit sportiv të parisienëve do të ishte edhe një lojtar i Premier Ligës, marokeni Hakim Zijeç dhe një nga pikat e forta absolute të Bayer Leverkuzenit, siç është Mousa Diaby.

Dy lojtarët janë shumë interesantë, sidomos i dyti, dhe mund t’i bëjnë një konkurrencë të fortë ish-yllit të Fiorentina-s në një garë të mundshme për fanellën e skuadrës franceze. Nëse analizojmë situatën e Çellsi-t, mund të shohim se si me përfundimin e sezonit për Blutë, lojtarët e ndryshëm tashmë mund të shikojnë përreth për të ardhmen.

Megjithatë, për Mousa Diaby situata është ndryshe pasi Bayer po lufton për Europën në kampionat dhe është në gjysmëfinalet e Ligës Europa, ku do të përballet me Romën e Hoze Murinjos.

LEXO EDHE:

Back to top button