Mediat: Le të kthehet italiani te skuadra e tij, Peskara

Eliminimi i PSZH-së nga Liga e Kampionëve në 1/8 finale, në duart e gjigantëve bavarezë, nuk është mirëpritur nga tifozët francezë. Humbja edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bajern Munihu i dha fund një herë ëndrrës evropiane të klubit transalpin.

Mbrëmja nuk ishte veçanërisht e favorshme për Marko Veratti. “Regjisori” i kombëtares italiane bëri dy gabime të rënda, nga të cilët lindën golat e skuadrës bavareze. Pas eliminimit të skuadrës pariziene, kritikët e sulmuan mesfushorin italian mjaft ashpër.

Në veçanti e sulmoi folësi i “RMC Sport”, Daniel Riolo, i cili përdori terma të rëndë, pothuajse fyes ndaj lojtarit nga Abruzzo.

“Duhet ta kthejmë te Peskara, që të mund të hajë qebapë, të shëtisë buzë detit, të pijë ndonjë gotë dhe cigare. Ai është një lojtar rruge, dikush që nuk mund të ishte titullar as në ekipin e djalit tim,” deklaroi ai para mikrofonave.

Një kritikë e ashpër, një sulm jobujar që vë në dyshim profesionalizmin e futbollistit italian.

LEXO EDHE:

Back to top button