Mediat: Mesi mëson gjuhën franceze

Lionel Mesi, bashkëshortja e tij, Antoaneta dhe tre fëmijët, kanë filluar që të mësojnë gjuhën franceze. Këtë e potencon gazetari francez, Zhofri Garetje, që punon në televizionin “Canal Plus”. Superylli argjentinas ka 33 vjetë dhe nga 1 korriku është futbollist i lirë dhe mund të largohet nga Barcelona, ku ka luajtur gjatë tërër karrierës së tij. Barcelona është në vështirësi financiare, ndërsa PSZH i ka ofruar pagesë më të lartë dhe mundësi që të jetë bashk me Nejmarin, të cilët nën drejtimin e Maurisio Poketinjo, mund të luftojë për titullin kampion në Ligën e Kampionëve. Mesi kërkoi që këtë verë të largohet, mirëpo Barcelona nuk e lejoi Favorit për firmën e tij ishte Man. Siti, mirëpo tani situata po ndryshon dhe Mesi shihet më afër Parisit.

Mesi dhe familja e tij, janë duke mësuar gjuhën franceze. Përse të mësoj gjuhën fringe, kur planifikon të shkojë në Man. Siti? Kjo s’ka kuptim. Besoj në saktësinë e informatave, pasi vjen nga një burim tejet i besueshëm,” tha mes tjerash gazetari Garetje.

LEXO EDHE:

Back to top button