Mediat, Mustafi definitivisht largohet nga Arsenali

Gazetari Italian, Fabrizio Romano, si njëri ndër gazetarët më të besueshëm të merkatos, ka shrkuar se Shkodran Mustafi është i gatshëm të largohet nga klubi, nw ditët në vijim. Arsenali duhet të largojë disa lojtarë nga klubi për arsye të situatës financiare në të cilën ata gjenden, e kjo është pikërisht ajo se çfarë ata po bëjnë. Duke biseduar rreth se ardhmes së Mustafit, Romano tha se Xhenoa kanë qenë shumë të interesuar për të.

Xhenoa kanë qenë mjaftë të interesuar, para se të kontaktonin me Sokratis, mirëpo një marrëveshje e tillë nuk u arrit”, tha ai.

Tutje, Romano shpjegon se largimi i Mustafit në këtë afat kalimtar është i pashmangshëm, vetëm mbetet për tu parë se në cilin klub do të shkojë ai. Njëri ndër klubet që ka shprehur interesim për të ka qenë edhe Barcelona, por këta të fundit nuk dëshirojnë të shpenzojnë pa ardhur presidenti i ri në klub.

Është e vështirë transferimi i tij në Barcelonë, mirëpo largimi nga Arsenali do të ndodhë ditët në vijim”, tha Romano në fund.

LEXO EDHE:

Back to top button