Mediat zbulojnë arsyen përse Barcelona u tërhoq nga angazhimi i Shloterbekut
Borusia Dortmund ka qenë e shqetësuar për largimin e mundshëm të Niko Shloterbekut për disa javë, por pas Bajern Munihut, edhe një tjetër klub i madh duket se është tërhequr nga gara për qendërmbrojtësin 26-vjeçar.
Borussia Dortmund është e vendosur ta mbajë lojtarin kyç, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, duke i ofruar një rol udhëheqës dhe një rritje të konsiderueshme page.
Së fundmi u raportua se BVB mund të pranojë një klauzolë lirimi duke filluar nga vera e vitit 2027. Shumë klube të mëdha janë lidhur me lojtarin, ndërsa Bayern Munich duket se është tërhequr për momentin.
Sipas raportimeve të gazetës katalunase ‘Sport’, një transferim i Shloterbekut te Barcelona nuk është më në tavolinë. Burime të brendshme të klubit katalanas shpjegojnë se, megjithë cilësitë e lojtarit, i mungon “shpejtësia e nevojshme për t’u përshtatur me stilin e lojës së Hansi Flik”.
Dyshimet nga Barcelona ishin raportuar që në dhjetor, dhe tani duket se është marrë një vendim paraprak. Barcelona do të tentojë transferimin e Alesandro Bastonit dhe Niko Shloterbek nuk bën pjesë më në planet e gjigantit katalunas








