Lara Kolturi zhgënjen në Çeki, nuk e mbyll dot garën e sllallomit

Gara e sllallomit zhvilluar të dielën në pistën ceke të Spindleruv Mlyn, nuk ka qenë e mbarë për skiatoren shqiptare Lara Kolturi. Ajo nuk e përfundoi dot garën e vlefshme për Kupën e Botës për femra në ski.

Që në zbritjen e parë, Kolturi gaboi e doli jashtë piste, duke mos e përfunduar dot atë. Për pasojë, skiatorja 19-vjecare shqiptare u eliminua që në fillim, duke mos u kualifikuar dot më tej.

Duket se lodhja e një sezoni të gjatë dhe gjendja gripale e ditëve të fundit vijon ende të ndikojë në formën e Kolturi, që nuk ka rezultatet e fillimsezonit. Kjo është gara e tretë sezonale ku ajo nuk arrin dot ta mbyllë atë.

Gjithsesi, ky sezon ka qenë në përgjithësi pozitiv për skiatoren kuqezi, e cila përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore “Milanao-Cortina”, që nisin më 6 shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button