Liverpulli fillon kërkimin për zëvëndësuesin e Arne Slot, kontaktohet trajneri spanjoll

Liverpulli së shpejti do të ndahet nga Arne Slott, dhe drejtuesit e klubit tashmë po kërkojnë një zëvendësim për të. Disfata e ” The Reds” nga Burnemauti, një tjetër këtë sezon, është një shenjë e qartë se skuadra e Slott, nuk ka kapacitet për t’u përballur me të gjitha problemet. Lojtarët po “bredhin”, tifozët janë të zhgënjyer, dhe kështu është edhe drejtuesit, të cilët nuk rrinë duarkryq.

Gazeta spanjolle “AS” zbulon se klubi i Anfieldit ka kontaktuar Çabi Alonson përmes agjentit të tij për të ndjerë pulsin e ish-trajnerit të Real Madridit. Alonso aktualisht dëshiron, mbi të gjitha, të pushojë pas periudhës së trazuar pas tij në “klubin mbretëror” ku, pavarësisht pritjeve të mëdha, dështoi në aspektin e rezultateve.

Për momentin, pozicionet mbeten siç janë, Slot do të mbetet në stolin e Liverpullit, Alonso do të pushojë dhe do të presë një telefonatë që padyshim do të mbërrijë në një moment nga një adresë e njohur për të.

Alonso luajti për klubin e famshëm për pesë vjet, gjë që është padyshim një plus i madh për të si kandidat për trajnerin e ri të ” The Reds”.

Spanjollët shkruajnë se skenari më realist është që ai të ulet në stolin e Liverpullit në sezonin 2026/2027. Megjithatë, nëse Liverpulli vazhdon të shënojë rezultate të dobëta në javët në vijim, mund të ndodhë lehtësisht që Alonso dhe gjiganti anglez të ribashkohen shumë më herët.

LEXO EDHE:

Back to top button