Mediat zbulojnë transferimin më të mirë në Premierligë

Mediat në Britaninën e Madhe zbulojnë se cili është transferimi më i mirë në Premierligë. Sipas tyre, kalimi i sulmuesit portugez, Kristiano Ronaldo nga Sporting Lisbona te Mançester Junajtedi është transferimi më i mirë në Premier Ligë. Sulmuesi 35 vjeçar morri çmimin nga “Sky Sports”, në përzgjedhjen e së cilës morrën pjesë ish dhe gazatër aktual, si dhe futbollist dhe trajnerë.

Ronaldo në “Old Traford” erdhi në vitin 2003 nga Sportingu për 17 mln euro, ndërsa në vitin 2009 kaloi te Real Madridi për 95 mln euro.

Në mesin e 10 transferimeve më të mirë në historkun e Premierligës janë: Tieri Anri (Arsenal), Erik Kantona (Man. Junajted), Frenk Lampard (Çellsi), Roj Kin (Man. Junajted), Didie Drogba (Çellsi), Sol Kemble (Arsenal), Uejn Runi (Man. Junajted), Alan Shirer (Njukasëll) dhe Vinsent Kompani (Man.Siti).

LEXO EDHE:

Back to top button