Medikamentet për HIV mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes Alzheimer

Medikamentet për HIV mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes Alzheimer

Në një studim të ri, njerëzit që jetonin me HIV, të cilët morën ilaçe standarde për të mbajtur virusin nën kontroll, gjithashtu kishin shkallë shumë më të ulët të sëmundjes së Alzheimerit – duke sugjeruar se ilaçet mund të ulin gjithashtu rreziqet për sëmundjen e trurit.

Është një studim i fazës së hershme, por është e mundur që mekanizmat e përdorur nga këto barna për HIV-in të funksionojnë në një nivel gjenetik për të penguar Alzheimer-in në tru, përfundoi një ekip i udhëhequr nga Dr. Jerold Chun. Ai është profesor në programin e sëmundjeve degjenerative në grupin kërkimor jofitimprurës Sanford Burnham Prebys në La Jolla, Kaliforni.

Në studim, grupi i Chun-it shqyrtoi shkallët e sëmundjes së Alzheimerit në mesin e afro 80,000 individëve HIV pozitiv mbi moshën 60 vjeç. Më shumë se 46,000 prej tyre u ishte përshkruar një formë e medikamenteve shtypëse të HIV-it, të njohur si frenues të transkriptazës së kundërt (RT).

Midis këtij nëngrupi, diagnozat e Alzheimerit u shfaqën në rreth 2.5 njerëz për 1000 – shumë më rrallë se 6.15 për 1000 të vëzhguara në një grup kontrolli të të moshuarve pa HIV, zbuluan studiuesit.

LEXO EDHE:

Back to top button