Mehmeti: Sulmet në veri ishin të ndërlidhura, dëshirojnë të pengojnë aksionet tona kundër kontrabandës

Mehmeti: Sulmet në veri ishin të ndërlidhura, dëshirojnë të pengojnë aksionet tona kundër kontrabandës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, thotë se sulmet ndaj policëve kosovarë në veri kishin për qëllim të pengojnë aksionet kundër kontrabandës.

“Gjatë datës 13 deri sot kishim katër sulme të organizuara në një territor i cili është i ndërlidhur dhe në vendet që janë shumë afër njëra-tjetrës dhe sulmet janë të ndërlidhura. Kjo na bën me dije që kemi të bëjmë me një grup të organizuar i cili ka për qëllim që të sulmojë dhe të pengojë punën e Policisë së Kosovës dhe me theks të posaçëm dëshirojnë të pengojnë aksionet tona të cilat kanë të bëjnë me luftën kundër kontrabandës dhe tregtive të ndryshme ilegale të cilat zhvillohen në këtë pjesë të kufirit të Kosovës”.

Mehmeti, në një konferencë për media, tha detaje nga sulmet teksa tha se të njëjtat janë të ndërlidhura mes vete, njofton Klankosova.tv.

“Me datën 13 prill 2022 rreth orës 07:30 në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok saktësisht në mes të fshatit Zubin Potok dhe Varag patrulla e Policisë së Kosovës ka hasur në rrugë në iriqë të hekurt të salduar dhe të ndërtuar nga metali i fortë që shërbejnë për të dëmtuar gomat e automjeteve, ishin të vendosur 47 iriq të cilët ishin vendosur në mes të rrugës dhe mundësonin bllokimin e rrugës dhe dëmtimin e gomave të automjeteve”.

“Signifikante është koha kur ka ndodhë pasi në ora 08:00 bëhet ndërrimi i patrullave tona që veprojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe pikat e tjera që ndërlidhen me rrugët ilegale të cilat i kemi mbyllur para disa kohe. Sulmi tjetër ka ndodhë në të njëjtën ditë rreth orës 21:45, njësia e policisë kufitare derisa ka qenë duke u kthyer nga përfundimi i ndërrimit në fshatin Davidofc i cili gjendet tri kilometra larg fshatit Banjë, përkatësisht në vendkalimin kufitar në Bërnjak është sulmuar me gurë automjeti i patrullës policore kufitare, është dëmtuar automjeti ndërsa nuk ka pasur të lënduar”, tha Mehmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button