Mejuether mund të përballet sërisht me MekGregorin

Konor MekGregor dhe Flojd Mejuether mund të ndeshen përsëri. Mejuether, i cili ka 50 ndeshje pa asnjë humbje, do të ndeshet me sensacionin e “Youtube”-s, Logan Poll.

Megjithatë, ai po konsideron t’i ofrojë rimeç irlandezit, Konor MekGregor pas luftës ndaj Poll. Këtë e konfirmoi Leonard Ellerbe, drejtor ekzekutiv i “Mejuther Promotions”, ku deklaroi se 44-vjeçari do të ishte i etur për një rimeç me yllin e UFC-së.

“Unë do të doja t’i thoja Konor MekGregorit, nëse është duke na dëgjuar, edhe ti mund të luftosh me të, edhe ti mund ta bësh!”, deklaroi Ellerbe, duke aluduar në një rimeç ndërmjet dyshes.

LEXO EDHE:

Back to top button