Reali gati 10 mln euro për talentin e Dinamo Zagrebit

Ivan Saranic, golashënuesi më i mirë i ekipit B të Dinamo Zagreb me 13 gola, është nën “orbitën” e Real Madrid, të cilët, sipas “Sportske Novosti”, janë të gatshëm të ofrojnë 10 milion euro për kartonin e 18 vjeçarit.

Edhe pse është një lojtar relativisht i pa konfirmuar, ai “ra në sy” të skautëve të klubit spanjoll si një mesfushor sulmues jashtëzakonisht i talentuar që mund të luajë edhe në krah.

Saranic ka luajtur edhe për ekipin e parë të Dinamos këtë sezon (katër ndeshje, një asist) dhe në moshën 17 vjeç e 7 muaj u bë debutuesi më i ri në fanellën e klubit kroat këtë sezon. Ai është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar të të rinjve të Kroacisë U-19, dhe është mbajtësi rekord të shkollës së Dinamos për sa i përket numrit të golave ​​kur bëhet fjalë për mesfushorët. Në 87 ndeshje me Blutë dhe ekipin kombëtar të Kroacisë nga U-15 deri U-19, Saranic shënoi 82 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button