MekGregor: Do të bëj rikthimin më të madh në historikun e sportit

Konor MekGregor, do të lë pas vetes divizionin e peshës së lehtë. Ish-kampioni i dyfishtë në “UFC”, mori pjesë në një seancë të shkurtër pyetjesh dhe përgjigjesh me fansat e tij. Ndër pyetjet e bëra ishin ato në lidhje me të ardhmen e irlandezit në kafaz, një vit pas operacionit në këmbë. “The Notorius” u shpreh se po i kushton vëmendje një dueli për titullin ndaj kampionit të botës Kamaru Usman.

 

“Patjetër që më intereson kjo sfidë. Jam i ngazëllyer që rikthehem. Njerëzit kanë parë një gjysmë faqe të dosjes sime. Ky do të jetë rikthimi më i madh në historinë e sportit”, tha më tej irlandezi, që së fundi është marrë me xhirime të një filmi ku do të debutojë,“ shkroi MekGregor në rrjetet sociale.

 

MekGregor ka humbur dy duelet e fundit, të dyja ndaj Dustin Poirier. Triologjia u mbyll me dëmtimin e irlandezit, pas thyerjes së këmbës dhe prej 15 muajsh ai nuk është ngjitur në kafaz.

 

“Ai dëmtim është një kujtim i largët. Kirurgët dhe një ekip mjeshtëror mjekësh më rikthyen në formë. Këmba tani është një armë vdekjeprurëse”, tha MekGregor.

LEXO EDHE:

Back to top button