Kovaçevski në takim me kryeministrat dhe liderët e Partisë së Socialistëve Evropianë

Kovaçevski në takim me kryeministrat dhe liderët e Partisë së Socialistëve Evropianë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Pragë të Republikës së Çekisë, mori pjesë në samitin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) së bashku me kryeministrat nga radhët e partive socialdemokrate, socialiste dhe demokratike. Në takim, ndër të tjera, ka marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe ish-kryeministri i Greqisë dhe presidenti i Syrizës, Aleksis Cipras.

Takimi është në prag të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili do t’i kushtojë vëmendje të veçantë krizës ekonomike dhe energjetike dhe mundësive për përballimin e pasojave.

Në takimin ku mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, u diskutua për rëndësinë e kultivimit të vlerave socialdemokratike si themel i shoqërive demokratike.

LEXO EDHE:

Back to top button