Renditja, Maqedoni dhe Kosova humbin një pozitë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka shënuar rrënie për një pozitë, në renditjen më të re të FIFA-s. Disfatat ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, ndikuan që Maqedonia të kalojë nga pozita e 64-të në pozitën e 65-të të renditjes për muajin tetor.

Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë nuk ka ndryshuar pozitën dhe ndodhet në vendin e 66-të, ndërsa kombëtarja e Kosovës ka zbritur një pozicion, duke u pozicionuar në vendin e 107-të.

Në “Top 10” nuk ka ndryshime të mëdha, pasi Brazili mbetet i pari, ndërsa vetëm Italia ka parakaluar Spanjën, duke u ngjitur në pozitën e gjashtë dhe me spanjollët në pozitën e shtatë.

Pozitën e dytë e mban Belgjika, para Argjentinës, teksa pas tyre vijnë Franca, Anglia dhe Holanda, Portugalia dhe Danimarka që ndajnë pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë.

LEXO EDHE:

Back to top button