Meloni: Hamasi nuk do të kishte sulmuar Izraelin nëse Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën

Meloni: Hamasi nuk do të kishte sulmuar Izraelin nëse Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 hapi rrugën për sulmin e Hamasit në jug të Izraelit tetorin e kaluar, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

“Nëse Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën, Hamasi ndoshta nuk do të kishte nisur një sulm të tillë kundër Izraelit,” tha Meloni, duke iu referuar sulmit vdekjeprurës të grupit ekstremist islamik palestinez më 7 tetor ku vdiqën 1200, sipas Politico.

“Ishte e pashmangshme,” vazhdoi Meloni, “që një shkelje kaq e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, e lëre më nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të kishte pasoja kataklizmike në rajone të tjera të planetit, nga Lindja e Mesme në Ballkan dhe Afrikë”, tha ajo.

“Ne jemi në këtë lojë dhe duhet ta dimë. Nëse Ukrainës nuk i rikthehet legjitimiteti ndërkombëtar, konfliktet do të vazhdojnë”, shtoi Meloni, ndërsa mbrojti një zgjidhje me dy shtete për të zgjidhur Lindjen e Mesme, një zgjidhje që “është në interesin e të gjithëve, si Izraelit ashtu edhe Palestinës”.

LEXO EDHE:

Back to top button