Meloni viziton Libanin: U pranua propozimi për armëpushim trejavor, tani duhet përpjekje nga pala izraelite
Meloni viziton Libanin: U pranua propozimi për armëpushim trejavor, tani duhet përpjekje nga pala izraelite
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati .
“Unë i konsideroj të papranueshme sulmet kundër misionit UNIFL dhe të dyja palët duhet të garantojnë sigurinë e ushtarëve të OKB-së,” tha Meloni pas takimit.
“Unë besoj se ky mision duhet të forcohet. Vetëm duke e forcuar do të mund të kthejmë faqen”, shtoi kryeministrja italiane.
Ajo theksoi gjithashtu se Unifil duhet të mbetet i paanshëm, në koordinim me ushtrinë libaneze.
Kreu i qeverisë italiane tha se vendi i saj së bashku me partnerët e tjerë propozuan një armëpushim trejavor.
” Kryeministri i Libanit dhe presidenti i asamblesë kombëtare të vendit e pranuan propozimin, tani nevojitet një përpjekje shtesë nga pala izraelite,” përfundoi Meloni.
Sipas saj, më në fund, vdekja e Yahya Shinuar mund të ofrojë hapësirë për një epokë të re, diçka që pala izraelite duhet të përfitojë në një mënyrë pozitive.”