Menaxheri i Benzema-s, e nxjerr blof trajnerin Deshamp

Një tjetër çështje mes Francës dhe Benzemës pas zhgënjimit në Botëror. Menaxheri i lojtarit publikoi rezonancat dhe sqaroi se fituesi i “Topi i Artë”, mund të kishte luajtur nga raundi i dytë e në vazhdim.

 

“Benzema mund të ishte në dispozicion nga 1/8-at e Kupës së Botës. Pse e largove nga ekipi kaq herët?”. Këto janë fjalët ose më mirë pyetja që i bën vetes publikisht Karim Xhaziri, menaxheri i sulmuesit francez të Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema.

 

Menaxheri I fituesit tw “Topit të Artë” të vitit 2022 u rikthye në Tuiter për të folur për mungesën e qendërsulmuesit në “Katar 2022”. Shënjestra e fjalëve të tij, duket se është trajneri I Franws, Didier Deshamp.

Xhaziri ka postuar edhe një video me një imazh të rezonancës magnetike në përmbajtjen e tij sociale që zbulon gjendjen e dëmtimit të muskujve që ka pësuar klienti i tij në prag të turneut.

 

“Unë u konsultova me tre kirurgë ortopedë, të gjithë më siguruan se Karim mund të ishte i disponueshëm që nga raundi i 1/8-ave”.

 

Siç dihet, megjithatë, Benzema nuk mori pjesë në Botëror për zgjedhjen e trajnerit që e bëri të kthehej në shtëpi. Qendërsulmuesi më pas ishte stërvitur disa ditë me Real Madrid pas lamtumirës nga Franca me Real Madridin, duke konfirmuar se si, në realitet, ai mund të ishte në dispozicion.

Përjashtimi i lojtarit bëri që të mendohej edhe për mosmarrëveshje mes tij dhe trajnerit. Do të shohim nëse ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt do të komentojnë në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button