Mesazhi emocional i Romarios për Pele-n, fjalët e tij ndezin rrjetin

Mesazhe, mendime dhe dedikime për Pelé në rrjetet sociale. E gjithë bota po ndjek nga afër fatin e “O Rei”, i cili ndodhet i shtruar që prej 29 nëntorit në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo.

Legjenda braziliane e futbollit thuhet se është në gjendje shumë të vështirë shëndetësore, se kanceri i zorrës së trashë po e mposht. Një foto e publikuar nga vajza e saj ka prekur rrjetin, tashmë vjen edhe mesazhi emocionues i një tjetër legjende braziliane: Romario.

“Rei, bëhu më mirë. E gjithë bota mendon dhe lutet për ty. Bëhu më mirë. Një puthje në zemër”. Ky është mesazhi i Romarios për “O Rei”, dërguar përmes kanalit sportiv “SpoTV”.

 

Një dedikim i dashur dhe shpresëdhënës që bashkohet me të shumtët që ditët e fundit janë të shfrenuar në internet dhe jo vetëm. Gjithkush po shpreh afërsinë e plotë me Pelé.

LEXO EDHE:

Back to top button