Mendoi se vuri bast që Argjentina fiton Botërorin e Katarit, pastaj kuptoi gafën

Përdoruesi i Twitter @LukeCarey1881 përdori platformën sociale për të ndarë një bast të vënë me një prej miqve të tij. Tifozi mendoi se ata kishin vënë bast 38 £ për Argjentinën, për ta fituar turneun, me koeficentin 28/1. Basti “përkthehej” në 1.064 £ fitim, nëse do të ishte i vlefshëm. Ky tifoz, pa dyshim ka qenë gjithnjë e më i emocionuar ndërsa Argjentina përparonte në “Katar 2022”.

Por, vetëm disa ditë para finales, Luke dyshoi mbi shanset (kuotën) bujare dhe hodhi një vështrim në bastin e vendosur. Dhe çfarë rezultoi?

U shokua, sepse zbuloi se shoku i tij kishte vënë bast që Argjentina do të fitonte Kupën e Botës në regbi (rugby) në vend të Kupës së Botës FIFA. Krahas një pamjeje të bastit të vënë në Twitter, ai shkroi: “Shoku im mendoi se kishte vënë bast Argjentinën për të fituar Kupën e Botës gjatë gjithë turneut, mendova se shanset ishin shumë të mira për të qenë të vërteta, por rezulton se ai ka vënë bast Kupën e Botës në Rugby”.

 

 

Kjo duhet të ketë qenë zemërthyese për tifozin, kur e mori vesh. Tweet-i është bërë “viral”, pasi ka tërhequr mbi 37 mijë pëlqime dhe 2.5 mijë ‘retweet’ në kohën e shkrimit. Tani makthi i tij është nëse do ta fitojë Argjentina, Kupën e Botës në regbi. Bardhekaltrit nuk janë aq të mirë në regbi, sa në futboll, për fat të keq.  Ata renditen në vendin e tetë në botë. Pra, shanset që ata të fitojnë një Botëror ku marrin pjesë fuqi të mëdha, duke përfshirë Australinë dhe Zelandën e Re, janë të pakta. Megjithatë, ata kanë një shans në dorë për të fituar, vetëm se duhet të presin gjatë, ngaqë Botërori i Regbi  fillon në Francë në shtator 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button