Mendon rikthimin në fushë dhe të luajë me skuadrën ku është pronar

Dy muaj pasi mori vendimin për t’u tërhequr nga futbolli, mbrojtësi 35-vjeçar spanjoll Zherard Pike po mendon të rikthehet në fushë. Sipas “Televo”, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës po mendon të rikthehet të luajë me skuadrën e FC Andorra, ekip ku ai është pronar.

Skuadra e FC Andorra luan në Segunda Divizion dhe aktualisht renditet në vendin e 10-të. Gjithsesi, para se të rikthehet në fushë, Pike duhet të marrë miratimin nga “Komiteti i Vlerësimit të Ligës”, që analizon anën financiare të çdo klubi dhe duhet të shohë aspektin ekonomik të Pike-s si lojtar.

Sipas këtij komisioni, mbrojtësi nuk mund ta ulë në mënyrë drastike rrogën e tij krahasuar me herën e fundit kur luante me Barcelona. Ai nuk mund të luajë as gratis apo me një rrogë minimale të Segunda Divizion. Gjithsesi, legjenda Pike është duke u përgatitur për të veshur sërish këpucët e për të zbritur në fushë.

LEXO EDHE:

Back to top button