Mënyra se si të kursejmë energji elektrike në shtëpi

Mënyra se si të kursejmë energji elektrike në shtëpi

Qysh me kursy energjinë elektrike në shtëpi? Përdorimi i energjisë diellore për përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar dhe për ngrohjen e banesës. Për një familje mesatare është e mjaftueshme sipërfaqja efektive e kolektorëve prej 3,6 [m2] dhe rezervuari prej 200 litër.


Ngrohja diellore është zgjidhje ideale për kursimin e energjisë
Shkalla e shfrytëzimit të energjisë diellore në kolektor arrin edhe deri në 80%, por shkalla e shfrytëzimit në nivel të sistemit, posaqërisht në nivel vjetor, mund të jetë më e vogël. Nevojitet shumë energji për mirëmbajtjen shtëpiake – për ndriçim, ngrohje dhe ftohje, aparate shtëpiake dhe për ujin e ngrohtë sanitar. Andaj, ka shumë rëndësi që të blihen aparatet dhe pajisjet me efiçiencë të energjisë dhe të mirëmbahen sa më mirë.

 

Ndërtimi me efiçiencë i energjisë
Për me kursy energjinë elektrike përmirësoni izolimin e mureve, bodrumit dhe zatisë. Izolimi i mureve të jashtme dhe të bodrumit, si dhe të catisë, në shtëpinë e paizoluar mund të reduktoj faturën për ngrohje deri në 6-fish. Përdorni mbrojtjen dhe mbylljen në mënyrë që të parandaloni depërtimin e ajrit.

 

Kërkoni ekspertin që të ju ndihmoj të reduktoni nevojat e amvisërsisë suaj për ngrohje në atë mënyrë që do të pengoni depërtimin e rrymës së ajrit përmes dritareve, dyerve, bodrumit dhe tavaneve. Blini dritare dhe dyer me xhama me transmetim të ulët të nxehtësisë (low-e). Zëvendësoni derën e jashtme e cila është në gjendje shumë të keqe me një derë të izoluar ose me derë të dyfishtë.

Ngrohja e hapësirës
Instaloni një kaldajë moderne me efiçiencë të energjisë. Me kaldajë të re kondenzuese ose kaldajë që punon me temperatura të ulëta mund të kursehen deri në 25% të shpenzimeve për ngrohje të amvisërisë, të reduktoni emitimin e gazërave serrë, dhe varësisht nga dallimi ndërmjet efiçiencsës së kaldajës së vjetër dhe asaj të re, mund të kurseni aq sa të shpaguani investimin fillestar për rreth shtatë vjet.

Uleni temperaturën në termostat
Për çdo shkallë të celsiuzit që e ulni temperaturën në termostat, kurseni 3-5% të energjisë. Për me kursy energjinë elektrike  ulja e temperaturës për 3 deri 5°C gjatë natës dhe kur nuk jeni në shtëpinë tuaj, është mënyra më optimale e të kursyerit. Shtëpinë tuaj në temperaturë më të lartë se 20oC – 21oC nuk ka nevojë ta ngrohni. Duke vendosur valvulat me termostat në radioatorë dhe të rregulluesit në kaldajë, në vit mund të kurseni edhe deri në 25% energji për ngrohje.

 

Në muajt e dimrit, gjatë ditës ngritni roletat
Kjo mundëson energjinë pasive të diellit të depërtojë në shtëpinë tuaj me çka mund të kurseni edhe deri në 5% të shpenzimeve të ngrohjes. Në mbrëmje lëshoni roletat. Nëse energjia eletrike është burim i vetëm i energjisë për ngrohjen e hapësirës, instaloni pompën termike e cila është pajisje klimatizuese që ngrohë dhe ftohë hapsirat. Pompa termike shpenzon 2-4 herë më pak energji elektrike në raport me radiatorët elektrikë ose stufat elektrike.

Ftohja e hapësirave
Pastroni filtrat e pajisjes klimatizuese çdo muaj. Filteri i ndotur i ajrit redukton qarkullimin e ajrit gjë që mund të shkaktoj punën e parregullt të pajisjes. Për me kursy energjinë elektrike filtrat e pastër dhe qarkullues i mundësojnë pajisjes që shpejtë të ftohë dhe të shfrytëzoj më pak energji. Nëse keni pajisje qendrore klimatizuese, pastroni rregullisht filtrin ose e ndërroni në fillim të sezonës së ftohjes. Çkyçni burimet e nxehtësisë, siç janë trupat ndriçues, aparatet e amvisërisë dhe pajisjet elektrike, kur nuk janë të nevojshme/në përdorim. Nëse është e mundur, zieni, pastroni, thani dhe hekurosni herët në mëngjes ose në mbrëmje pas darkës.

 

Aparatet kryesore të amvisërisë
Aparatet e amvisërisë sikurse larësja e rrobave, frigoriferi, enëlarësja dhe furra kontribojnë me rreth 7,5% në emitimin total të gazërave serrë në vit. Në dy dhjetëvjeçarët e fundit prodhuesit e aparateve shtëpiake dukshëm kanë përmirësuar efiçiencën e energjisë së produkteve të veta. Modelet e reja shpenzojnë shumë më pak energji, që rezulton me sasi më të vogël të gazrave serrë. Gjithashtu janë më të lirë për përdorim dhe mirëmbajtje.

Vëmendje: Shenja e efiçiencës së energjisë në pajisje tregon se sa do të shpenzohet energji elektrike mesatarisht në vit, në krahasim me modelet e ngjajshme. Kategoria A++ identifikon pajisjet që kanë efiçiencë më të lartë të energjisë. Aparatet shtëpiake të kategorisë energjetike „A“ shpenzojnë deri 45% më pak energji në krahasim me të njëjtat pajisje të kategorisë energjetike “D”.

 

Mirëmbani frigoriferin
Pastrimi i rregullt i sipërfaqeve të gypave nga akulli vjen shumë për me kursy energjinë elektrik . Shtresat e akullit në frigoriferin tuaj kontribojnë në shpenzimin më të madh të energjisë dhe mirëmbajtjen më të dobët të ushqimit. Me rastin e pastrimit kontrolloni gjendjen e tyre si dhe gjendjen e komponentës në pjesën e pasme. Mirëmbajeni pastër gomën e derës dhe kontrollojeni që të puthitet mirë. Testi i thjeshtë i puthitjes është që të vendosni një fletë të letrës në mes gomës në derë dhe shtëpizës së frigoriferit. Nëse letra tërhiqet lehtë, atëherë ndërrojeni gomën në derë. Kur të blini frigorifer dhe aparatet të tjera shtëpiake, kërkoni ato me shenjën me efiçiencë më të lartë të energjisë.

Përdorni programet kursyese tek enëlarësja
Përdorni programet kursyese për enë të cilat nuk kërkojnë temperatura shumë të larta (rreth 50 shkallë celzius). Kjo është lehtë për t’u bërë, por edhe do të reduktoni faturën e ujit. Pastroni enët mirë para se t’i vendosni në enëlarëse, ndërsa enëlarësen e përdorni vetëm kur është e mbushur plot. Në përgjithësi, enëlarëset rekomandohen sepse, përveq që janë higjienike, i ruajnë duart, të hollat dhe deterxhentin. Te larja me duar shpenzohet 10 herë më shumë ujë dhe dy herë më shume energji se sa tek pastrimi me makinë.

 

Rritni efiçiencën e frigoriferëve dhe ngrirësve
Mbani sa më larg burimit të nxehtësisë (ngrohja direkte e diellit ose radiatorit) dhe pajisjeve (furra, stufa, enëlarësja) të cilat do të vështirësonin punën e tyre. Njëkohësisht, kontrolloni rregullimin e temperaturës. Mbani temperaturën e frigoriferit në mes 2°C dhe 4°C ndërsa ngrirësit në –18 °C, në mënyrë që të arrini siguri dhe efikasitet më të madh.

Shpërlani rrobat në ujë të ftohtë, ndërsa i pastroni në atë të ngrohtë
Rroba e shpërlarë me ujë të ftohtë mbetet njëjtë e pastër sikur ajo e cila është shpërlarë me ujë të ngrohtë. Për larjen në ujë të ngrohtë por jo në ujë të nxehtë, përdoret 50% më pak energji, ndërsa rroba do të jetë njëjtë e shpërlarë, dhe varësisht nga lloji i materialit, do të jetë më pak e rrudhosur. Shmanguni nga tharja e tepërt e rrobave.

 

Për tharjen e rrobave nevojitet në mes 40 dhe 60 minuta. Edhe më mirë, rrobat i varni dhe i thani jashtë çdo herë që lejojnë kushtet atmosferike. Nëse bleni tharësen e re, kërkoni atë me senzor për lagështi. Një tharëse sikurse ajo do të çkyçet në mënyrë automatike kur rrobat do të thahen.

Instaloni detektorët e jashtëm
Nuk ka nevojë të mbani në mend që dritat e jashtme t’i ndezni në mbrëmje, dhe t’i fikni gjatë ditës. Me instalimin e rregullatorëve të cilët mund të programohen, do të mund të reduktoni përdorimin e energjisë për ndriçimin e hapësirës së jashtme për 50%. Gjithashtu mund të përdorni detektorët e lëvizjes të cilët në mënyrë automatike ndizen sapo që dikush do të afrohet, ndërsa do të fiket pas disa minutave.

 

Përdorni llampat efiçiente
Në vitin 2011 në amvisëritë e Kosovës është shpenzuar 55% të shpenzimit total të energjisë elektrike. Me zëvendësimin e vetëm një llampe në shtëpinë tuaj me një llampë efiçiente kualitative mund të kurseni rreth 8 euro në vit dhe të reduktoni emitimin e gazrave serrë.

Përdorni burime të ripërtëritshme të energjisë
Vendosni kolektorë diellorë për ngrohjen e ujit dhe të hapësirës, po që se është e mundur. Në vit ju mund të reduktoni shpenzimet e lëndët djegëse deri në 50%. Përdorni biomasën (drurin) për ngrohje në kaldajat moderne me efiçiencë të energjisë me pelet, ashkla ose dru zjarri.

 

Kompjuterët dhe pajisjet e zyrës
Çdo herë e më shumë ka persona që e kanë zyrën në shtëpi të tyre. Këto stacione pune janë të pajisura me kompjuter, shtypës, fax aparat, skener dhe me audio sisteme. Shumicën nga këshillat e më poshtme mund t’i përdorni edhe në punë.

Kontrolloni sistemin e kompjuterit tuaj se a është i vendosur në opcionin për kursim të energjisë
Kompjuterët shpesh porositen në gjendjen në të cilën ky opcion është i pamundësuar. Nëse bleni pajisjen kualitative me efiçiencë të energjisë opcioni i kursimit të energjisë në mënyrë automatike do të aktivizohet.

 

Kontrolloni se a bleni pajisje me efiçiencë të energjisë
Kjo do të reduktoj shpenzimet e energjisë dhe të emitimit të gazrave serrë.

Përdorni letër sa më pak që është e mundur
Përdorimi i shtypësit, fotokopjes dhe faxit shpenzojnë energji. Më shpesh përdorni e-mail – është më i shpejtë, më i lirë dhe më i shëndetshëm për mjedisin. Gjithashtu, përdorni letrën e recikluar kurdo që kjo të është e mundur.

LEXO EDHE:

Back to top button