Polonia i kërkon SHBA’së bomba bërthamore

Polonia i kërkon SHBA’së bomba bërthamore

Presidenti polak, Andrzej Duda, tha se Polonia është duke biseduar me Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në programin për shkëmbim bërthamor, që u lejon shteteve aleate të pranojnë armë bërthamore amerikane dhe të jenë në gjendje t’i përdorin ato nëse Amerika ua lejon.

“Problemi i parë është se ne nuk kemi armë bërthamore. Nuk ka asnjë tregues se Polonia mund të ketë armë të tilla në një të ardhme të afërt. Gjithmonë ka mundësi që të marrim pjesë në Programin për shkëmbim bërthamor. Ne kemi biseduar me liderët amerikanë nëse SHBA-ja po e shqyrton një mundësi të tillë. Kjo çështje është diskutuar”, tha Duda në një intervistë për gazetën e përjavshme polake, Gazeta Polska.

“Nëse Rusia nis një luftë bërthamore, përgjegjësit për këtë luftë do të mallkohen në mbarë botën”, tha Duda.

Belgjika, Norvegjia, Gjermania, Italia dhe Turqia janë pjesë e programit për përgjigje bërthamore dhe kanë armë bërthamore në bazat e tyre. Por, ata mund t’i përdorin ato vetëm brenda kornizës së NATO-s për mbrojtje të përbashkët dhe me lejen e SHBA-së.

Në maj, gazeta gjermane FAZ shkroi për mundësinë e ndryshimit të konceptit strategjik të NATO-s dhe për të përfshirë në program edhe disa shtete të krahut lindor të Aleancës.

LEXO EDHE:

Back to top button