Mërgimtarët “shpëtimtarë” të turizmit

Gazetar: Miki Trajkovski

Te mërgimtarët që do të vijnë këtë verë, struganët shohin shpresën më të madhe, që ky sezon turistik mund të jetë i mirë. Ata nuk presin shumë nga grupet e huaja me turistë, për të cilët as hotelierët nuk janë të sigurt se sa do të vijnë, sepse për disa prej tyre, si mysafirët nga Polonia, janë anuluar linjat ajrore çarter, shkruan Alsat.

“Agjencia për Promovimin e Turizmit duhet ta vendos Strugën në një nivel më të lartë, por dhe vetë komuna të bëjë një promovim më të madh të turizmit në Strugë. Gjithashtu edhe me materialet promovuese janë shumë prapa. Agjencia jonë është në shëtitoren dhe shumë turistë kur kalojnë na kërkojnë broshura për Strugën dhe për fat të keq ne nuk kemi çfarë t’u japim turistëve. Nuk kemi marrë prej vitesh”, tha Ankica Krstanoska-punëtore turistike

Hotelierët thonë se asgjë nuk do të jetë si viti më i mirë në turizëm në vitin 2019. Thonë se ka ulje të numrit të rezervimeve.

“Mysafirët nga Holanda dhe nga Polonia janë në numër të vogël, por sapo të fillojnë fluturimet nga Tui dhe Korendon nga Holanda, do të jetë një sinjal pozitiv për operatorët dhe agjentët e tjerë turistikë se ne jemi një destinacion i sigurt. Në këto kohë të trazuara nuk mund të parashikojmë si do jetë sezoni”, tha Krste Blazheski-kryetar i HOTAM

“Një nga problemet më të mëdha në Strugë mbetet statusi i pazgjidhur i plazheve. Kështu do jetë edhe këtë sezon turistik, sepse plazhet funksionojnë ilegalisht, pra pa koncesione”, raporton gazetari i Alsat  Miki Trajkovski.

Ata që ende menaxhojnë me to nuk duan të flasin para kamerës, por duan t’u zgjidhet statusi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button