Merkel: Emigrantët duhet të trajtohen si qenie njerëzore


Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrojti sot vendimin e saj për të lënë dhjetëra mijëra migrantë në Gjermani pesë vjet më parë, kur filloi kriza e migracionit.

“Unë do të merrja të njëjtat vendime thelbësore si në atë kohë”, deklaroi ajo.

“Kur njerëzit janë në kufirin gjerman dhe austro-hungarez, ata duhet të trajtohen si qenie njerëzore. Kjo është bindja ime”, vazhdoi kancelarja.

Merkel theksoi se vendosja e një politike europiane të migracionit është një nga prioritetet e presidencës gjermane të BE-së dhe shtoi se mbetet ende shumë për të bërë në këtë fushë.

Në verën e vitit 2015, Angela Merkel lejoi të hynin në Gjermani dhjetëra mijëra migrantë, sirianë, afganë dhe irakenë që t’i shpëtonin luftës dhe persekutimi, për të arritur në Europë përmes rrugës ballkanike.

LEXO EDHE:

Back to top button